75 Mall Live Search
12:21 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / AR

Kusari-Lila: Sot është dita me fesu dashurinë

Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila po merr pjesë në Paradën e Krenarisë.

Kusari ka thënë se shpreson që ajo që ka ndodhur në Paralamentin e Kosovës lidhur me moskalimin e Projektkodit Civil të mos përsëritet.

“Në fakt sot është dita me fesu dashurinë, një e drejtë që nuk duhet me ju kontestu askujt. Shoqëria jonë duhet me kuptu që liria elementare nuk është për tu cenuar. Ajo çka ka ndodhë në Parlamentin e Kosovës nuk duhet të përsëritet”, u shpreh Kusari-Lila para mediave.

Tutje, ajo bëri të ditur se paradës do t’i bashkohen edhe ministrat./Indeksonline/