75 Mall Live Search
22:50 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / MSH

Kosova me hapa të sigurtë drejt Greqisë, i rrëmben tri pikë Irlandës së Veriut

3-2 është rezultati përfundimtar i ndeshjes Kosovë-Irlandë e Veriut.

Ndeshja e cila u zhvillua në “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve ishte nën dominim të dukshëm të Dardanëve, shkruan Indeksonline.

Serinë e golave e nisi Vedat Muriqi, duke shënuar nga pika e bardhë për 1-0 në minutën e ‘9-të.

Epërsinë e thëlloi pastaj Zymer Bytyqi në minutën e ’19-të, për t’i lënë hapësirë Irlandës së Veriut për të shënuar një minutë përpara përfundimit të pjesës së parë, me Shayne Lavery.

Pjesa e dytë nisi po ashtu fuqishëm për të dy pankinat, me Vedat Muriqin që shënoi përsëri në minutën ’52 për 3-1.

Megjithatë, Dardanët pësuan në minutën e ’83-të, nga Daniel Ballard.

Kësisoji, Kombëtarja e Kosovës siguroi 3 pikë, për të udhëtuar e qetë drejt Greqisë, me të cilën zhvillon ndeshje në “Panthessaliko Stadio”, me fillim nga oa 20:45./Indeksonline/