FIFA merr vendim për Ekuadorin

Organi më i lartë i futbollit botëror FIFA, ka njoftuar se kanë mbyllur hetimet ndaj përfaqësueses së Ekuadorit, nuk do të ketë denim, dhe se do të jetë pjesë e kampionatit Botëror “Katar 2022”.
FIFA kishte nisur hetimet pas denoncimit të bërë nga Federata e Futbollit të Kilit, për aktivizimin nga Ekuadori të futbollistit Byron Castillo.
Pretendimet ishin që lojtari kishte lindur në Kolumbi dhe kishte falsifikuar dokumentacionin./Indeksonline/