75 Mall Live Search
18:32 / E Premte, 10 Qershor 2022 / MSH

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve kërkon heqje të akcizës së naftës

Shoqata e Transportit Rurgor të Udhëtarëve ka mbajtur sot një takim, ku ndër të tjerash është diskutuar edhe për vështirësitë me të cilat po përballën shërbyesit e transportit rrugor.

Në një komunikatë për media, kjo shoqatë thotë se tash e një kohë, përveç kufizimeve për shkak të pandemisë COVID-19, janë duke u përballur edhe me mugnesë të subvencioneve, sidomos tani që janë rritur çmimet e derivateve dhe naftës.

“Si përfundim, Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që për një periudhë të caktuar kohore të hiqet akciza për furnizimin me derivatet e naftës për sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve me autobusë apo lirimin nga TVSH të furnizimit me derivatet e naftës, deri në normalizimin e situatës së krijuar” thuhet në njoftim.

Sipas tyre, miratimi i këtyre kërkesave do t’i ndihmonte kompanitë që janë në prag të falimentimit dhe njëkohësisht do të mbronte interesin publik të qytetarëve si masë parandaluese për rritjen e çmimit të biletave.