75 Mall Live Search
19:21 / E Premte, 10 Qershor 2022 / MSH

​Policia kërkon të dyshuarën për falsifikim të parave, ia publikon edhe fotografitë

Policia e Kosovës me autorizimi të Prokurorisë Themelore në Prizren, bazuar në ligjin për publikimin e fotografive me qëllim të identifikimit të personit, e me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Sipas Policisë, personi i kërkuar është NN, i gjinisë femërore.

May be an image of 1 person and standing
May be an image of 1 person and standing

“E dyshuara kërkohet për veprën penale sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prizren: Falsifikim i parasë nga neni 296, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 (pa pagesë) 038-5080-6000, Drejtoria Rajonale – Prizren, 038-5080-6121 Stacioni Policor – Prizren, – E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim.