Ischinger: Bravo Scholz, me gjuhë të qartë ia bëre me dije Serbisë se duhet ta njohë Kosovën

Ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Ischinger, njëherësh edhe ish-ambasador gjerman në SHBA, ka përgëzuar qasjen e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, ndaj Serbisë për çështjen e njohjes së Kosovës.
Ischinger një gjë të tillë e ka thënë nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, duke kërkuar që të gjitha shtetet anëtare të BE-së ta njohin Kosovën.
“Bravo Olaf Scholz : Gjuhë e qartë për Beogradin mbi temën e njohjes së Kosovës nga Serbia! Megjithatë, do të ishte më e dobishme nëse të gjitha anëtaret e BE-së do ta njihnin Kosovën së pari: ka ende shumë për të bërë!”, ka shkruar ish-përfaqësuesi i BE-së, duke përmendur ministren gjermane të Punëve të Jashtme, Anna Baerbock, si dhe ish-ministrin e MPJ-së së Kosovës, Enver Hoxhaj, në cicërimë.
Bravo @Bundeskanzler: klare Sprache gegenüber # Belgrad zum Thema Anerkennung Kosovo durch Serbien! Allerdings wäre es hilfreich, wenn zunächst mal sämtliche EU Mitglieder Kosovo anerkennen würden: es bleibt noch viel zu tun! @Enver_Hoxhaj @ABaerbock @MichaelBroecker https://t.co/Iwhw02NhQA
— Wolfgang Ischinger (@ischinger) June 10, 2022