Nuk i pagoi lojtarët, skuadrës greke i hiqen 54 pikë në tabelë (Foto)
Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në futbollin grek, shkruan indeksonline.
Federata e futbollit i ka dhënë një dënim të rëndë skuadrës nga Divizioni i dytë, Acharinaikos.
Atyre iu hoqën 54 pikë nga tabela për shkak se skuadra nuk i pagoi lojtarët.
Skuadra në momentin e dënimit kishte vetëm tri pikë dhe tani është në minus 51 pikë, ku pas pesë javësh në kampionat e ka të sigurt rënjën në kategorinë më të ulët. /IndeksOnline/