75 Mall Live Search
22:16 / E Shtunë, 11 Qershor 2022 / C E

Ronaldo i shpëton gjyqit, hidhet poshtë akuza për përdhunim

Gjykata amerikane hodhi poshtë padinë civile për përdhunim ndaj futbollistit portugez Cristiano Ronaldo, e cila ishte ngritur nga ish-modelja amerikane, thuhet në vendimin e gjykatës.

Një gjykatë në Nevada e hodhi poshtë çështjen për shkak të shkeljeve të supozuara nga avokatja e Kathryn Mayorg.

Mayorg akuzoi yllin e futbollit për dhunimin e saj në vitin 2009 në një hotel në Las Vegas.

Në vitin 2019, gjykata amerikane vendosi të mos e ndiqte Ronaldon në procedim penal për shkak të mungesës së provave.