75 Mall Live Search
12:10 / E Martë, 14 Qershor 2022 / AR

Sërish shpërndahet në rrjete sociale Testi i Arritshmërisë

Prapë është shpërndarë në rrjete sociale Testi i Arritshmërisë.

Testet janë ndarë nëpër grupe të ndryshme në Facebook si dhe në Viber, raporton Indeksonline.

Një gjë e tillë ndodhi edhe në fazën e parë të këtij testi ku pothuajse të gjitha pyetjet dhe përgjigjet, e grupeve të ndryshme të testit, u publikuan në rrjete sociale.

Më shumë se 24 mijë nxënës të klasave të nënta po i nënshtrohen sot pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë në 176 qendra të testimit, ku të angazhuar për mbarëvajtje procesit janë rreth 1600 administrues./Indeksonline/