Aksident i rëndë në rrugën për Dragash, Golf 2 “fluturon” 150 metra

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Dragash-Zhur, shkruan IndeksOnline.
Një veturë e tipit Golf 2 ka dalë nga rruga me ç’rast ka rënë në humnerë 150 metra.
Sipas informacioneve të para, vozitësi i veturës ka shpëtuar fatmirësisht, pasi i njëjti kishte kërcyer nga automjeti.
IndeksOnline ju sjell pamje:

