I bie vlera aeroplanit të Behgjet Pacollit, ja sa kushton ai tani

Behgjet Pacolli është politikani i vetëm kosovar që posedon aeroplan privat, transmeton IndeksOnline.
Në deklarimin e fundit të pasurisë, Pacolli i ka vendosur 8 milionë euro vlerën aeroplanit të tipit “Avion Challanger CL 604 B&A”.
I njëjti aeroplan, para tri viteve nga Pacolli ishte vlerësuar 9 milionë e 900 mijë euro.
Pacolli ka deklaruar edhe pasurinë tjetër të paluajtshme ku janë renditur firmat dhe veturat e tij luksoze.
Sot, Agjencia Kundër Korrupsion ka hedhur shortin për zyrtarët shtetëror që do tu kontrollohet pasuria, e që ky fat e ka përcjell këtë herë edhe Pacollin./IndeksOnline/