Përfundon takimi Osmani-Michel/ Presidentja për liberalizmin e vizave: Jemi në kontakt me të gjitha shtetet anëtare të BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Pas takimit që ka zgjatur për më shumë se një orë, Osmani e Michel kanë dalë në një konferencë të përbashkët për media.
Presidentja Osmani ka deklaruar se dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdoi dhe duhet të bazohet në njohjen reciproke.
Osmani i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të mos lejoi që dialogu të shndërrohet në instrument të Serbisë për të penguar Kosovën.
“Kosova është bashkërenduar qartë me BE sa i përket luftës së fundit në Ukrainë. Kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe kemi ofruar përkrahje të plotë për popullin e Ukrainës. Do të punojmë se bashku që t’i dalim ende në ndihmë popullit të Ukrainës”, ka thënë Osmani.
Ajo ka komentuar edhe deklaratën e presidentit të Serbisë, që Kosova së shpejti do të përfitoi liberalizimin e vizave.
“Jemi në kontakt me të gjitha shtetet anëtare të BE veç e veç. Ka një kohë të gjatë që jemi duke punuar për të trajtuar çdo paqartësi që kanë shtetet që ende hezitojnë të pranojnë liberalizimin. Kosova i ka plotësuar që disa vite kushtet dhe ketë plotësim të kritereve e ka konfirmuar edhe Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian./IndeksOnline/