75 Mall Live Search
18:27 / E Mërkurë, 15 Qershor 2022 / Gj. Sh

Chelsea dhe Tottenham në garë për Richarlison

Dy klubet angleze Chelsea dhe Tottenham, janë futur garës për trasferimin e brazilianit të Evertonit Richalison, trasmeton Indeksonline.

Raportohet se skudra e drejtuar nga Thomas Tuchel e do trasnferimin e Richalison për të zavëndësuar sulmuesin Romeu Lukaku, i cili pati një sezon deshpërues dhe pritet që gjatë këtij afati të rikthehet tek skuadra italiane Inter.

Në anën tjetër Antonio Conte me trasferimin e brazilianit do ta forcojë sulmin i cili përbëhet nga Harry Kane dhe Son Heung-min.

Skuadra e Evertonit nuk e ka ndërmend të pranoj një ofertë më të ulët se 50 milionë funte për brazilianin, pasi ata në vitin 2018 e transferuan atë nga Watford për një shifer prej 40 milionë funte, raporton Dailymail, transmeton Indeksonline.

Futja në garë nga Chelsea dhe Tottenhem mund ta rrisë edhe më tepër vleren e trasferimit të Richarlison.

Në garë për sherbimet e Richarlisonit janë edhe Liverpool, Manchester City, PSG dhe Real Madrid, por momentalisht në garën kryesore janë Chelsea dhe Totenham.

Richarlison aktualisht ka kontratë me skuadrën e Evertonit deri në vitin 2024 dhe në sezonin e fundit të Premier Ligës ka shènuar 10 gola./Indeksonline/