Pamje nga ndërtesa e Kuvendit, protesta e veteranëve të UÇK-së

Ka filluar protesta e veteranëve të Kosovës, të cilët janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit.

Para masës, Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Faton Klinaku, ka thënë që këto protesta do të vazhdojnë.
“Protestat tona do të vazhdojnë sa herë që këta kanë seanca”, ka thënë ai.
Ndryshe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së po protestojnë kundër projektligjit për pagën minimale në të cilin nuk janë përfshirë edhe kjo kategori e luftës.
