75 Mall Live Search
15:14 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / Gj. Sh

Messi rikthehet në Barcelonë

Futbollisti i PSG-së, Lionel Messi është rikthyer në Barcelonë, por kësaj radhe nuk bëhet fjalë për futboll.

Argjentinasi të mërkurën ka zbritur në aeroportin e Barcelonës, për të shijuar ditët e pushimeve i shoqëruar nga familja e tij, ka raportuar Marca, transmeton Indeksonline.

Messi ka shfrytëzuar pushjmet e tij për të marrë pjesë në inagurimin e Qendrës Pediatrike të Kancerit SJD, një spital për kancerin e fëmijëve në qytetin e Barcelonës.

Argjentinasi ka bashkëpunuar dhe ka ndihmuar për pesë vite përmes Fondacionit të tij Leo Messi për ndërtimin e të cilit ka qenë i nevojshëm një investim prej më shumë se 37 milionë eurosh.

“Pas më shumë se pesë vitesh angazhim dhe grumbullim donacionesh nga shoqëria civile që kanë bërë të mundur një ëndërr të madhe, fillon numërimi mbrapsht për hapjen e Qendrës Pediatrike të Kancerit SJD në Barcelonë”, njoftuan pak ditë më parë drejtuesit e spitalit.

Kjo e enjte ka qenë dita e zgjedhur nga Spitali Sant Joan de Déu në Esplugues de Llobregat për të hapur dyert e asaj që do të jetë qendra më e madhe e onkologjisë pediatrike në Spanjë dhe një nga më të rëndësishmet në Evropë, megjithëse qëllimi i saj është të arrijë të konsolidohet. si një qendër kryesore e kancerit në mbarë botën, ka raportuar Marca./Indeksonline/