Prishtinasi solidarizohet me klientin me kancer, i pren flokët në shenjë solidarizimi

Muhamed Maqedonci nga komuna e Prishtinës jeton dhe vepron në San Francisko të Amerikës.
Maqedonci me profesion berber ka bërë një gjest human, që ka rrëmbyer zemrën e mijërave njerëzve në Tik Tok.
Prishtinasi gjersa ishte duke ia prerë flokët një amerikanë që ishte i prekur me kancer, Mahalo, papritmas ka filluar t’i prej edhe flokët e tij, në shenjë solidarizimi.
Në këtë moment, klienti Mahalo është mallëngjyer dhe ka filluar të qajë me lot nga emocionet.
IndeksOnline ju sjell këtë moment.
Kjo video është bërë virale në rrjetin social “Tik Tok” e cila ka marrë mijëra like dhe komente pozitive./IndeksOnline/