Theret me thikë një person në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së enjtes në qendër të Fushë Kosovës, transmeton IndeksOnline.
I dyshuari pasi ka kryer veprën ka ikur në drejtim të panjohur dhe ende ndodhet në arrati.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor ku po vazhdon të kurohet.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur pas orës 20:00.
“Një person e ka sulmuar fizikisht të dyshuarin e pastaj ky i fundit ka sulmuar me thikë atë duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës./IndeksOnline/