75 Mall Live Search
10:41 / E Premte, 17 Qershor 2022 / k.v

Në Paris janë takuar krerët e dy policive nga Kosova dhe Tunizia

Gjatë qëndrimit në Paris të Francës, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka realizuar takimin e radhës me homologun e tij Mourad Hassine, drejtor i përgjithshëm i Sigurisë Publike të Tunizisë.

Në këtë takim njoftues dhe mjaft miqësor u diskutuan tema që ndërlidhen me fushën e sigurisë, bashkëpunimit policor në forma të ndryshme si dhe për mundësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe përvojave policore që mund të shërbejnë për të dy policitë.

Duke e parë nevojën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve që shërbejnë në interes të sigurisë globale, të dy krerët e Policisë shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë në sfera të ndryshme.