75 Mall Live Search
15:17 / E Hënë, 20 Qershor 2022 / Gj. Sh

Portieri i Kosovës zyrtarizohet te klubi nga Prishtina

Portieri i Kombëtarës së Kosovës në Futsall, Bajram Ramadani, është zyrtarizuar te klubi kosovar Mabetex Prishtina, raporton Indeksonline.

Klubi nga kryeqytetit, ka arritur marrëveshje me portierin Bajram Ramadani i cili deri me tani ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës nga Podujeva FC BB Llapi.

Ramadani, ishte pjesë e skuadrave si FC Besa nga Peja, FC Liburn nga Gjakova dhe FC Llapi, po ashtu reprezentues i Kombëtarës së Kosovës në Futsall, duke u konsideruar si një ndër portierët më të mirë në vend!/Indeksonline/