Osmani për rikthimin e “Sunny Hill” në Prishtinë: Mirë se vjen në shtëpi Dua Lipa

Festivali “Sunny Hill” edhe këtë vit do të mbahet në Prishtinë.
Me datat 4,5,6 dhe 7 gusht do të mbahet në kryeqytetin e Kosovës ndërsa me 26,27 dhe 28 gusht në kryeqytetin e Shqipërisë, Tirana, shkruan Indeksonline.
Lidhur me ketë, edhe presidentja Osmani ka reaguar përmes një statusi në llogarinë e saj në Twitter.
Ajo u shpreh se mezi presim të kemi festivalin në Prishtinë ku e ka vendin, duke i uruar mirëseardhje Dua Lipës.
“Mirë se vjen në shtëpi Dua Lipa! Mezi presim të kemi Sunny Hill Festival në Prishtinë ku e ka vendin”, ka shkruar Osmani.
Welcome home @DUALIPA! We look forward to having Sunny Hill Festival in Prishtina, where it belongs 🇽🇰♥️ https://t.co/UT6nd6s3F4
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 20, 2022