Sindikata e Policisë i shkruan letër Sveçles, kërkon 5 milionë euro për sigurimet shëndetësore

Sindikata e Policisë së Kosovës i ka dërguar një letër ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke kërkuar 5 milionë euro për të realizuar projektin e sigurimeve shëndetësore për zyrtarët policor, transmeton IndeksOnline.
Në letrën dërguar kreut të MPB-së thuhet se sigurimi shëndetësor për institucionin e vetëm të sigurisë në vend do të duhej të bëhej shumë vite më parë apo së paku nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës, prandaj është nevojë jetike që kjo të bëhet edhe tani si dhe do të ishte nder dhe respekt për qeverinë e Republikës së Kosovës.
Më poshtë gjeni letrën e plotë:

