Kanos ish-gruan, dërgohet në burg 29 vjeçari

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,
mbrëmë rreth orës 22:30 ka pranuar një informacion se në rrugën
‘’Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj është një rast i kanosjes.
Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe
menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e
dyshuar me inicialet A.B (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili pas një grindje,
kishte kanosur ish bashkëshorten e tij me inicialet R.B ( F/K) e moshës
25 vjeçare .
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas
intervistimit nga ana e policisë , Sektori i Dhunës në Familje, me vendim
të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në
mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti
është cilësuar ‘’ Kanosje’’.