75 Mall Live Search
09:45 / E Premte, 24 Qershor 2022 / k.v

Vlera afër 400 euro/ Vidhen rreth 200 litra naftë në Obiliq, arrestohen dy persona

Rreth 200 litra naftë, me vlerë gati 400 euro, janë vjedhur mbrëmë nga rezervarët e një kamioni në Obiliq, transmeton IndeksOnline.

Policia ka arritur të kap dy persona të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

Si duket çmimi i lartë i derivateve në tregun kosovarë ka bërë që hajnat të mendojnë edhe për vjedhjen e naftës.

“Të enjten rreth orës 19:00, në Obiliq janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, nën dyshimin se nga rezervarët e një kamioni me targa vendore kanë vjedhur rreth 200 litra derivate. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/