75 Mall Live Search
13:46 / E Premte, 24 Qershor 2022 / k.v

Dështon mbledhja e Komisionit hetimor për energjinë

Ka dështuar të mbahet takimi i Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Për sot ishte paraparë të votohet lista e dëshmitareve që do të ftohen për intervistim. Komisioni pritet të mblidhet më 28 të këtij muaji.

Mbledhja e komisionit hetimor parlamentar për dyshimet rreth keqpërdorimit të energjisë elektrike nga viti 2006-2022, e mbajtur më 10 qershor, ishte përcjell me një përplasje në mes pozitës e opozitës dhe kjo ka bërë që të dështojë miratimi i listës së dëshmitareve që do të ftoheshin për intervistim.