Bomba e ditës, Gabriel Jesus transferohet te Arsenali

Arsenali ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e sulmuesit Gabriel Jesus.
Eksperti i markatos, Fabrizio Romano, ka njoftuar se klubet kanë arritur marrëveshje verbale për transferimin e brazilianit, raporton Indeksonline.
Arsenali do ti paguaj Cityt një shumë pren 45 milionë funte për shërbimet e Gabriel Jesusit.
Tani drejtuesit e Arsenalit po punojnë për kushtet personale me futbollistin brazilian, që tranaferimi i tij të ndodh sa më shpejt./Indeksonline/