75 Mall Live Search
21:23 / E Shtunë, 25 Qershor 2022 / OSH

Aliu jep një superlajm për çiklistët ferizajas

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se kjo komunë tashmë ka shtigjet 3 kilometrike të biçiklistëve, shkruan IndeksOnline.

Ai këtë e vlerësoi si një super lajm për çiklistët duke thënë se i êshtë shtuar edhe më shumë bukuria Ferizajit.

Postimi:

Një superlajm për çiklistët ferizajas.

Rruga “Gursel e Bajram Sylejmani” në Ferizaj, tashmë ka shtigjet 3 kilometrike të biçiklistëve, duke i mundësuar këtyre të fundit, hapësirë qarkulluese me standarde, për t’i shtuar edhe bukurinë kësaj pjese të qytetit.