75 Mall Live Search
10:12 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / k.v

Policia sekuestron armë e drogë në Prishtinë

Të dielën mbrëma, policia në Prishtinë ka gjetur dhe sekuestruar në tri raste të ndara armë zjarri, të ftohta dhe substanca narkotike.

Në rastin e parë të ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi”, gjatë kontrollit në trupin e të  dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe një maskë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit , i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në rastin e dytë të ndodhur në rrugën “Isa Boletini”, gjatë kontrollit në trup dhe  në automjet të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike dhe një thikë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit , i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Dhe në rastin e tretë të ndodhur në rrugën “Holger Petersen”, pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari policia ka sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/