75 Mall Live Search
10:49 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / k.v

I dehuri gjuan me armë brenda një lokali në Mitrovicë, nuk ka të lënduar

Është arrestuar një person në Mitrovicë i cili në gjendje të dehur në një lokal në rrugën “Dëshmorët e Kombit” kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshemesë.

Pavarësisht të shtënave, nuk është raportuar për persona të lënduar, transmeton IndeksOnline.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar: tri gëzoja, një fishek dhe tri predha të fishekëve të armës së zjarrit, ndërsa  nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë.

Në konsultim me prokurorin, pasi iu nënshtrua procedurave të parapara i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/