75 Mall Live Search
11:08 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / MSH

Nagavci mburret me Ministrinë e Arsimit: Ka shënuar performancë shumë më të mirë se viteve tjera

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, është mburrur me arritjet përgjatë vitit 2021, duke thënë se Ministria ka pasur performancë më të mirë se vitet paraprake, përgjatë vitit që lamë pas.

Nagavci ka shkruar në Facebook se sipas raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2020, MAShTI ka marrë 22 rekomandime, 15 prej të cilave i ka zbatuar më 2021.

“Progresi i lartë i shënuar në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit, është tregues se po e zhvillojmë arsimin të përkushtuar që çdo veprim ta bëjmë sipas përgjegjësive ligjore që kemi” ka shkruar Nagavci.

Tutje, ministrja është shprehur se kjo është arritur me transparencë dhe llogaridhënie e punë.

Ky është postimi i plotë i Nagavcit:

Ministria e Arsimit ka shënuar performancë shumë më të mirë se viteve tjera dhe kjo do të thotë se gjatë vitit 2021 i kemi kushtuar vëmendje të veçantë transparencës dhe llogaridhënies.

Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2020, kishte rezultuar me 22 rekomandime, prej të cilave 15 rekomandime janë zbatuar gjatë vitit 2021, ndërsa 6 rekomandime janë duke u zbatuar, për arsye se janë çështje të cilat nuk varen vetëm nga MAShTI, por edhe nga institucione të tjera.

Progresi i lartë i shënuar në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit, është tregues se po e zhvillojmë arsimin të përkushtuar që çdo veprim ta bëjmë sipas përgjegjësive ligjore që kemi.

Me transparencë, llogaridhënie e punë, i sigurojmë qytetarët tanë se paratë e tyre si taksapagues do t’u kthehen në shërbime cilësore në arsim, segment ky që siguron zhvillimin e vendit dhe të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.