Shkëputet rimorkio, aksidentohet vetura afër ‘Kronit të Mbretit’ (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, afër ‘Kronit të Mbretit’ në Drenas.
Një veturë me targa të huaja është përplasur në anësoret metalike të rrugës pasi rimorkio ishte shkëputur gjatë ngasjes.
Njëri shirit i rrugës është i bllokuar për qarkullim të automjeteve, ndërsa në vendin e aksidentit tani pritet të dalë edhe policia rrugore e cila është njoftuar për rastin.

Përveç dëmeve materiale, nuk është njoftuar ende për të lënduar./IndeksOnline/