Presidenti i La Ligës Javier Tebas flet për transferimin e Lewandowskit te Barcelona

Javier Tebas i cili është president i La Ligës, ka komentuar një transferim të mundëshëm të Robert Lewandowskit te skuadra e Bracelonës.
Ai ka thënë se do ta mirëpriste një nga lojtarët më të mirë të futbollit botëror në La Liga, dhe shpreson që presidenti i Barcelones, Joan Laporta të gjejë çelësin për zhbllokimin e negociatave:
“Shpresoj që Lewandowski të luaj për Barcelonën dhe të ketë paraqitje të mirë. Shpresoj që Barcelona do të gjejë një mënyrë për ta sjellë Lewandowskin në La Liga. Lewandowski është një legjendë e Bayern Munichut dhe e futbollit evropian”, ka thënë Tebas, transmeton Indeksonline.
“Nëse realizohet ajo që është miratuar në takime, Lewandowski do të mund të luajë për Barcelonën. Ka interes dhe nëse plotësohen parametrat e kërkuar, Barcelona do të mund ta nënshkruajë atë ”, ka shtuar Tebas.
Sulmuesi polak Robert Lewandowski e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të jetë më pjesë Bayern Munchenit, por klubi gjerman edhe përkundër disa ofertave zrtare ne Barcelona, i kanë refuzuar ato./Indeksonline/