MASHT lëshon një informatë me shumë gabime drejtshkrimore

Ministria e Arsimit ka bërë gabim në llogaritjen e pikëve në disa nga lëndët zgjedhore.
Në këtë njoftim, iu kërkohet shkollove që të mos lëshojnë certifikata deri në rinumërimin e pikëve.
Ajo që bie në sy në këtë njoftim janë gabimet e shumta drejtshkrimore, të cilave ministria e Arsimit, siç duket nuk iu kushton rëndësi.
Ditë më parë, ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci është kritikuar për një postim ku vëreheshin një mal me gabime në drejtshkrim./Indeksonline/