Autobusët nga Beogradi me serbë gati për Vidovdan, Policia e Kosovës po i përcjellë

Autobusët nga Beogradi janë mbushur me serbë ku po shkojnë për në Gazimestan për të shënuar festën e tyre të Vidovdanit.
Shkuarja e tyre po bëhen nën përcjelljen e ekipeve të Policisë së Kosovës, raporton Indeksonline.

Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare lidhur me manifestimet tradicionale të festës së Vidovdanit e cila mbahet sot ka përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë, para, gjatë dhe pas manifestimit.
Policia njofton se gjatë zhvillimit të festës do të mund të jetë ndërprerjes së përkohshme të rrugëve apo korsive përgjatë mbarëvajtjes së kësaj feste./Indeksonline/


