75 Mall Live Search
11:04 / E Martë, 28 Qershor 2022 / AR

Huliganët ballkanas të futbollit/ Të lidhur me krimin, dhunën e politikën

Futbolli është një ndër sportet më të dashura në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, huliganizmi është bërë problem për shkak të lidhjeve me politikën, nacionalizmin, dhunën dhe krimin e organizuar në rajon, megjithëse këto lidhje nuk janë të njëjta në gjiithë Ballkanin Perëndimor.

Raporti ofron një përmbledhje të shoqatave të organizuara të tifozëve të futbollit në rajon, identifikon dallimet midis ultrasve dhe huliganëve dhe përshkruan lidhjen midis këtyre grupeve dhe dhunës, politikës dhe krimit.

Raporti ndër të tjera ka vlerësuar nivelin e rrezikut në bazë të lidhjeve midis huliganizmit, politikës, dhunës dhe krimit. Për kategorinë e dhunës dhe lidhjeve politike është vlerësuar me nivel mesatar ndërsa për kategorinë e krimit me nivel të ulët. Kjo e vendos Kosovën në vend të dytë pas Shqipërisë por nuk do të thotë qe institucionet e vendit dhe shoqëria të qëndrojnë komod ndaj këtij fenomeni. Raporti ka ofruar disa rekomandime për akterët rajonal, agjencitë e zbatimit të ligjit, qeveritë, klubet e futbollit dhe sponzorët e tyre, shoqërinë civile dhe media.

Nga 122 grupet e tifozëve të futbollit të analizuara në #ballkanin perëndimor, 78 u identifikuan si ultras dhe prej tyre, 21 përfshihen në akte të dhunshme huliganizmi, me lidhje me politikën dhe krimin e organizuar.

Sipas raportit, huliganët e futbollit thirren edhe për detyra të tjera si ajo e ofrimit të “muskujve” në mitingje politike dhe përmend pjesëmarrjen e Plisave dhe Shqiponjat në protestat e organizuara në Prishtinë për kundërshtimin e formimit të asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Për më shumë detaje shkarkoni raportin e Global Initiative against Transnational Organized Crime këtu.