Takumi Minamino largohet nga Liverpuli, transferohet te skuadra Franceze

Takumi Minamino është larguar nga Liverpuli dhe është transferuar te skuadra franceze e Monacos.
Lajmin e ka konfirmuar edhe skuadra e Liverpulit përmes faqes zyrtare, transmeton Indeksonline.
“Liverpool FC mund të konfirmojë se Takumi Minamino ka përfunduar sot një transferim të përhershëm në AS Monaco.”, thuhet në njoftim.
Minamino gjatë qëndrimit në Liverpul, ka luajtur në 55 ndeshje ku ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar 3 asiste./Indeksonline/