75 Mall Live Search
09:41 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / OSH

Ky është personi që dyshohet se plagosi dy personat në Pejë, është kushëriri i tyre

IndeksOnline ka raportuar në vazhdimësi që nga mbrëmë për një plagosje në fshatin Kryshec të komunës së Pejës.

Ilir dhe Flakrim Bajrami mbrëmë u plagosën me armë zjarri nga një person, teksa ishin duke qëndruar në terasën e një lokali.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se J.Gashi që shtiu me armë zjarri shtatë herë nga vetura në drejtim të tyre është kusheriri i të plagosurve.

Iliri është në gjendje të rëndë shëndetësore i cili po trajtohet në QKUK. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/