Lewandowski ka arritur në Spanjë, dalin fotot e para

Robert Lewandowski ka arritur në Spanjë. Sulmuesi polak ndodhet në Mallorca në pushime me gruan e tij. Ai është parë në një restorant të njohur në ishullin Balearik.
Sulmuesi polak mori vendimin të largohej nga Bayern Munich pas tetë vitesh, por që kërkesën e tij nuk e ka përfillur skuadra gjermane.

Lewa preferon Barcelonës dhe skuadra katalonase ka gati ofertën për të. Kontrata e tij me klubin gjerman nuk përfundon deri më 30 qershor 2023 dhe për këtë arsye bavarezët nuk po pajtohen për largimin e tij.

Ylli polak ka blerë shtëpi në ishullin Balearik për tre milionë e gjysmë euro.
Deklaratat publike të drejtuesve të Bayern kanë krijuar një klimë të pakëndshme tensioni mes dy palëve, por që oferta e radhës e Barcelonës pritet që të jetë konkrete dhe e pranueshme./Indeksonline/
