Xavi ua jep “letrat” pesë lojtarëve te Barcelona: Gjeni skuadrat e reja!

Xavi u ka dhënë leje tre lojtarëve të vendosin për të ardhmen e tyre javën e ardhshme dhe të mos fillojnë stërvitjet me ekipin e parë.
Riqui Puig, Umtiti dhe Mingueza nuk janë fare në planet e Xavit, gjë të cilën trajneri ua ka konfirmuar atyre.
Trajneri i Barcelonës i ka dhënë poashtu leje Lenglet që të negociojë me skuadra të tjera ngase nuk bën pjesë në planet e tij.
Në planet e Barcelonës nuk është as Umtiti. Xavi ia ka thënë këtë mbrojtësit francez dhe se pritet largimi i tij në ditët në vijim./Indeksonline/