Zyrtare: Kristjan Asllani kalon te Interi

Interi ka njoftuar për nënshkrimin e Kristjan Asllanit nga Empoli.
Asllani ka përfunduar testet mjekësore me sukses gjatë së mërkurës, derisa sot është zyrtarizuar nga klubi italian, transmeton Klankosova.tv.
Reprezentuesi shqiptar gjatë sezonit të kaluar ka zhvilluar 23 paraqitje në Serie A, derisa golin e vetëm e shënoi pikërisht ndaj Interit.
Ai është prezantuar në pranin e presidentit, Steven Zhang.