Champions League: Këta janë kundërshtarët më të mundshëm për Romën dhe Juventusin
Për Romën rreziku është spanjoll, ndërsa për Juventusin rreziku është anglez.
Tani që 1/16 e Ligës së Kampionëve është kompletuar, matematika gjithashtu mund të na përafroj se cilët nga kundërshtarët kanë më shumë gjasa të ndeshen ndaj dy ekipeve italiane.
Sipas Alexis Martin-Tamayo, eksperti spanjoll i statistikave, i njohur në Twitter si “Chip Mister” , llogaritja e probabilitetit i cakton Romës mundësinë 37,7 % të përballet me njëren nga Sevilla dhe Real Madrid (18,15 % për secilën). Ndërkohë shanset pak më të ulëta janë për tu takuar me Baselin (15,31%) , Shakhtar (15,83%) , Porto (15,31%) dhe Bayern Munich 15,31%).
Roma nuk mund të përballet Chelsean, ekip të cilën e ka pasur në fazën e grupeve dhe as me Juventusin, pasiqë është skuadër nga e njejta ligë.
Për Juventusin ka një rrezik shumë më të lartë për tu përballur me një ekip anglez, pothuase 75 % . Shanset më të mëdha janë Tottenham dhe Liverpool (18,85%) për secilën, në krahashim me Manchester City dhe Manchester United (18,33%) për secilën.
Më pak thuhet që janë mundësit për tu ndeshur me PSG (12,81%) dhe Besiktas (12,81%) .
Bazuar në llogaritjen e probabiliteve, shanset janë shumë të mëdha që të takohen Chelsea-Barcelona, e kuotuar me një kuotë 43,74% . Ekipi i Conte gjithashtu ka një shans 28,12 % të përballet me PSG. Një tjetër sfidë interesante është mund ta shohim është edhe Real Madrid – Manchester City, me një probabilitet prej 18,33 % . /IndeksOnline/