Vushtrri: Policia gjen televizorët e vjedhur para katër muajsh dhe ia kthen pronarit
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Mic Sokoli” në Vushtrri, të cilët kishin kryer një vjedhje më 20 gusht të këtij viti.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer disa raste të veprës së cekur. Njësitet policore tek të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar dy televizor, të cilët i janë kthyer pronarit-viktimës mashkull K/Shqiptar. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/