Di Maria përmes fotografis zbulon klubin e ardhshëm

Argjentinasi Angel Di Maria vahdimisht po përflitet si njëri prej emrave më të kërkuar në tregun e transferimeve gjatë afatit kalimtar veror.
Media të ndryshme kanë raportuar se Di Maria në sezonin e ri do ta vesh fanellen e Juventusit, transmeton Indeksonline.
Të gjitha detajet thuhet se janë përcaktuar, dhe ai ditët në vazhdim pritet ta vesh fanellen e klubit Italian.
Di Maria së fundi ështu duke i shijuar pushimet me familjen në Ibiza, ku vazhdimisht publikon fotografi me gruan e tij.
Një fotografi që ka tërhequr vemendjen dhe ka zbuluar të ardhmen e argjentinasit, është publikuar nga gruaj e tij Jorgelina Cardoso .
Ajo postoi një selfie me burrin e saj në një varkë në historitë e profilit të saj, duke e etiketuar atë dhe duke shtuar dy zemra të Juventusit nën foto./Indeksonline.
