75 Mall Live Search
15:40 / E Diele, 03 Korrik 2022 / Gj. Sh

Legjenda e Liverpulit Jamie Carragher thumbon Ronaldon

Ish futbollisti i Liverpulit, Jamie Carragher, ka thumbuar futbollistin e Manchester United, Cristiano Ronaldo.

“Ronaldo bëri pikërisht atë që mendoja se do të bënte, shënonte gola, por e bënte skuadrën më keq”, shkroi Carragher në Twitter, transmeton Indeksonline.

Siç duket rivaliteti me Manchester United që ka pasur sa ishte futbollist, për Carragerin po vazhdon edhe pas pensionimit të tij.

Ronaldo së fundi ka kërkuar largimin nga Manchester United, pasi dëshiron të fitoj trofe dhe të luaj në Ligën e Kampionëve, gjë që nuk sheh ambicie me klubin aktual./Indeksonline/