75 Mall Live Search
10:18 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Barcelona ka ende më shumë Topa të Artë se Real Madridi

Ndërsa Florentino Perez theksoi në Paris se “Real Madridi dhe Topi i Artë kanë një dashuri mesvete” , të dhënat, gjithmonë të vështira për tu kundërshtuar, e bëjnë të qartë se FC Barcelona është ende klubi që ka fituar më së shumti Topa të Artë.

Në të vërtetë, në sajë të Messit me 5 Topa të Artë, Barça numron 11 sosh, apo në një version tjetër 10. Por në të dyja rastet përsëri Barcelona ka më shumë Topa të Artë sesa Real Madridi.

Arsyeja e dilemës mes 10 dhe 11 është se njëri nga 3 Topat e Artë të fituar nga Johan Cruyff, është fituar duke luajtur disa muaj në Ajax dhe muaj të tjerë në Barcelonë.

Ajo çfarë është e qartë se 5 janë të fituar nga Messi dhe të tjerët nga Ronaldinho, Rivaldo dhe Luis Suarez ( i vjetër ) . Ndërsa Real Madrid ka për momentin 9 sosh.

Ne tashmë e dimë se nga 5 kanë fituar Ronaldo dhe Messi, por kush është prapa tyre? 4 Topa të Artë nuk ka fituar asnjë futbollist, por 3 po: Johan Cruyff, Michael Platini dhe Marco van Basten. Ndërsa nga dy herë: Di Stefano, Beckenbauer, Keegan, Rummenigge dhe Ronaldo Nazario. /IndeksOnline/