75 Mall Live Search
16:20 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / Gj. Sh

Pioli paralajmëron ndryshime në formacion

Kampioni aktual i italis, skuadra e Milanit, ka nisur sot stërvitjet për sezonin e ri.

Në stërvitjen e mëngjesit, në fushë u panë edhe Tommaso Pobega dhe Yacine Adli.

Në një konferencë shtypi ka folur edhe trajneri i Milanit, Stefano Pioli.

Ai ka folur edhe për formacionin që pritet ta ketë gjatë sezonit të ri.

Formacioni i preferuar i teknikut italian është ai 4-2-31, por ai nuk e përjashton edhe formacionin me 3 mbrojtës.

 “Rikthimi i Kjaer është i rëndësishëm, më ka munguar shumë brenda dhe jashtë. katran. Më vjen mirë që është kthyer, do t’i duhet pak kohë, por është mirë. Mbrojtja me 3 lojtarë , për shkak të karakteristikave që kemi, mund të jetë një zgjidhje e vlefshme dhe do të përpiqemi ta zhvillojmë me pak vëmendje”, ka thënë Pioli./Indelksonline/