75 Mall Live Search
17:29 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / Gj. Sh

Barcelona e gjen kundërshtarin për trofeun ’’Joan Gamper’’

Pasi dështoi ndeshja me skuadrën italiane Roma, skuadra e Barcelonës ka gjetur kundërshtarin për trofeun ’’Joan Gamper’’.

Klubi meksikan Pumas, do të jetë kundërshtari i blaugranëve, në ndeshjen e cila do të zhvillohet me 7  gusht në Camp Nou, transmeton Indeksonline.

Ndërsa kundërshtari i Barcelonës në kategorinë e femrave do të jetë klubi francez Montpellier.

Barcelona javë më pare ka njoftuar se pjesë e turneut  ’’Joan Gamper’’ në të dyja kategoritë do të jetë skuadra italiane Roma, por pasi konfirmoi pjesëmarrjen klubi italian vendosi të tërhiqet.

Klubi spanjoll pati negociata edhe me skuadrën e Milanit, por as ata nuk pranuan të jenë pjesë e turneut.

Arsyeja për kaq shumë probleme në gjetjen e një kundërshtari ishte se ECA u bëri presion klubeve evropiane që të mos merrnin pjesë në trofeun Gamper për shkak të mbështetjes së Barcelonës për Superligën Evropiane./Indeksonline/