Përfundon ”Drama” mes Nadal dhe Fritz

Ka përfunduar ndeshja e fundit çerekfinale e Wimbeldonit mes Rafael Nadal dhe Taylor Fritz.
Spanjolli arriti ta fitoj dramën me rezultat 3-2 në sete, raporton Indeksonline.
Seti i pare i takoi amerikanit ku fitoi me rezultat 6-3.
Nadal barazoi gjithçka në setin e dytë duke fituar me rezultat 7-5.
Fritz kaloi përsëri në epërsi duke fituar edhe setin e tretë me rezultat 6-3.
36 vjeçari spanjoll e përmbysi rezultatin në dy setet e fundit, së pari 5-7 dhe pastaj 6-7 (4-10).
Ndeshja mes dy tenistëve zgjati 4 orë e 20 minuta.
Në gjysmëfinale Nadal do të takohet me greko-australianin Nick Kyrgios.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të zhvillohet mes serbit Novak Djokovic dhe britanikut Cameron Norrie./Indeksonline/