75 Mall Live Search
21:15 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / OSH

Operacion në Zveçan: Policia gjen pajisje për prodhim të kriptovalutave në vlerë 55 mijë euro

Policia e Kosovës më datë 07.07.2022, në ora 15:20, ka marrë urdhër verbal për kontrollimin e objektit të banimit të të dyshuarit me iniciale (S.N.) në Zveçan, pasi që dyshohej se aty kishte lëndë narkotike.


Rreth orës 15:50 me asistencën e Njësitit për Intervenim, njësiti patrullues nga stacioni policor në Zveçan, ka filluar kontrollin e objektit dhe në brendësi janë gjetur lëndë narkotike e ngjashme me marihuanë me peshë
prej rreth 45 gram, gjithashtu janë gjetur dhjetë (10) rrënjë të dyshimta të ngjashme si bimë kanabisi.

Gjatë realizimit të operacionit policor, gjithashtu u gjetën një numër i madh makinerish, gjegjësisht pajisje për nxjerrjen e kriptovalutave.
Si dëshmi/prova gjatë kontrollit janë gjetur si në vijim:

  • Katër (4) kamera video incizim
  • DVR
  • Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me gjashtë (6) karta
  • Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me gjashtë (6) karta
  • Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me tetë (8) copë karta
  • Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me tetë (8) copë karta
  • Monitor me tastierë
  • Nëntëmbëdhjetë (19) copë makineri për nxjerrjen e kriptovalutave, lloje të tjera
  • Ndarës i kabllove në internet për minierat e kriptovalutave
  • Modem interneti
  • Ruter
  • Ventilator
  • Vlera e makinerive/pajisjeve të gjetura, vlerësohet të jetë rreth pesëdhjetë e pesë (55) mijë euro.
    Është kontaktuar prokurori i Shtetit në detyrë, i cili është informuar për rastin, i njëjti ka urdhëruar që të bëhet
    kryqja e vendit të ngjarjes, të kontaktohet dogana e Kosovës për të marrë përsipër veprimet/punën e mëtutjeshme.
    Veprimet tjera do të ndërmerren sipas udhëzimeve të prokurorit kompetent, përderisa policia është në kërkim të të dyshuarit i cili ndodhet në arrati.