PSG bëhet “makth” për Barcelonën, dëshiron t’i rrëmbejë Lewandowskin

PSG është e interesuar për nënshkrimin me sulmuesin e Bayern, Robert Lewandowski.
L’Equipe shkruan se sulmuesi 33-vjeçar është objektivi kryesor i parizienëve për të forcuar sulmin.
Udhëheqja e PSG-së ëndërron të shohë në grup Lewandowskin me sulmuesin Kylian Mbappe.
Vihet re se PSG nuk dëshiron të humbasë mundësinë për të blerë polakun, nëse ka një mundësi të tillë.
Sulmuesi 33-vjeçar, është i gatshëm të largohet nga Bayerni.
Ai shënoi 46 gola në 50 ndeshje për bavarezët, në të gjitha garat sezonin e kaluar.