Polonia: Muri zvogëloi fluksin e migrantëve nga Bjellorusia

Numri i migrantëve që tentojnë të kalojnë kufirin nga Bjellorusia në Poloni, ka rënë për gati dy të tretat qëkur autoritetet polake kanë ndërtuar një mur përgjatë kufirit.
Agjencia e kontrollit kufitar e Polonisë tha të hënën se ka regjistruar 1,766 përpjekje për të kaluar kufirin në mars.
Në qershor, numri ra në 596, sipas një zëdhënësi të cituar nga agjencia e lajmeve PAP.
Polonia ka thënë në fund të qershorit se ka përfunduar një mur të çelikut përgjatë kufirit me Bjellorusinë, për të ndaluar fluksin e migrantëve të paligjshëm.
Dhjetëra mijëra migrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, kanë bërë përpjekje të hynë në Poloni – shtet anëtar i Bashkimit Evropian – nga territori bjellorus, vitin e kaluar, kanë thënë autoritetet polake.